Prodyn mbështet studentët në realizimin e ideve të tyre

Subscribe to newsletter
By subscribing you agree to with our Privacy Policy.
Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.

Studentë nga universitete të ndryshme patën mundësinë të zhvillonin më tej projektet e tyre falë lehtësirave të ofruara nga ProDyn. Në dispozicion të tyre u vendosën vegla pune, materiale të ndryshme, makineri qepëse si dhe mbështetja e stafit profesional për të realizuar idetë e tyre të skicuara.

Gjatë këtij procesi, mentorët i udhëhoqën studentët drejt zgjidhjeve praktike, duke i ndihmuar të përshtaten me kërkesat e botës së prodhimit, efikasitetit dhe inovacionit. Kjo përvojë u shërbeu atyre si një hap i rëndësishëm për të lidhur kreativitetin me praktikën reale të industrisë.