Vizitë frymëzuese nga studentët e Financës

Subscribe to newsletter
By subscribing you agree to with our Privacy Policy.
Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.

Kishim kënaqësinë të prisnim në ambientet e ProDyn Albania studentët e Fakultetit të Ekonomisë, dega Financë, të shoqëruar nga PhD/Senior Lecturer Almarin Frakulli. Ishte një mundësi shumë e mirë për të ndarë përvoja dhe për të prezantuar nga afër aktivitetin dhe kulturën e punës në kompaninë tonë.

Është gjithmonë një ndjesi shumë e bukur të takosh studentë kaq të përgatitur dhe të motivuar për të ndërtuar të ardhmen e tyre profesionale dhe për të dhënë kontributin e tyre në shoqëri. Këto takime janë një frymëzim i ndërsjellë dhe një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit mes akademisë dhe botës së biznesit.